Ku të shkoj këtë fundjave?
123

Ku të shkoj këtë fundjave?

Ku të shkoj këtë fundjave?
Dardhë - Korcë

Shkrim informativ nga Monika Spahivogli 

Kjo është pyetja që të gjithë i bëjmë vetes kur fundjava afrohet. Gjithsesi, megjithëse e bëjmë shpesh këtë pyetje, po aq shpesh  e lemë pa përgjigje.

Në më të shumtën e rasteve justifikimi është: Nuk kam kohë….Kam shumë punë për të bërë në shtëpi….Nuk me dalin paratë

Përsërisim pa pushim këtë rutinë deri sa vjen një ditë kur kuptojmë se kemi rënduar pa të drejtë ato që kanë rëndësinë më të madhe në jetë: Shëndetin (fizik e psikologjik) si dhe mardhënien me më të dashurit.

Kjo ju ndodh JU por, më ka ndodhur edhe mua ndaj, në një pikë tepër kritike për jetën, vendosa të ndërhyja fort, përpara se të ishte tepër vonë. Vendosa tëkujdesem për veten duke udhëtuar herë pas here në vende që njihen për vlerat e tyre.

Këtë herë ju rrëfej për Dardhën (Korcë), vendin ku vajta për herë të parë pas shumë kohësh pa pushime dhe ku kthehem e rikthehem sa herë me kenaqësi maksimale.

Herën e pare shkova me miq. Tashmë këmbët "e kanë mësuar rrugën" dhe shkoj vazhdimisht, herë për tu shlodhur e kuruar e herë per turizëm aventure,  herëme miq e herë vetëm, herë me para dhe herë pa….Sigurisht tashmë di mirë se ku dhe si të shkoj. Gjithmonë më mbetet ama dicka e re për të zbuluar herën tjetër.


Pse në Dardhë të Korcës

Dardha, ky fshat i vogël, në ditët e sotme me fare pak banorë të përhershëm, është njëkohësisht i shpallur si fshati turistik më piktoresk dhe mëi vizituar nëShqipëri dhe, jo më kot.

Ky fshat shtrihet në mbi 1300 metra mbi nivelin e detit, gjë që bën që klima të jetë pothuajse gjithmonë e fresket ose ftohtë. Vendësit thonë se fshati i tyre u themelua si një strehë malore për njerëzit që kërkonin t’i shpëtonin përndjekjes fetare gjatë shekullit të 17 nga sundimtarët Osmanë të Shqipërisë. . .Qysh atëhere, asnjë fenomen natyror apo luftë nuk i shqetësoi më.

From  https://www.facebook.com/Zbulo-Dardh%C3%ABn-657851527595140/

Natyra

Natyra është treguar tepër bujare me këtë vend mbi 1300m mbi nivelin e detit. Eshtë një vend që duhet vizituar të paktën katër herë gjatë jetës sepse të katër stinët janë mrekulli me vete.

Pranvera, megjithëse vjen disi më vonë se në vendet e ulta, shpërthen bujshëm si rrallëkund me një vegjetacion të jashtëzakonshëm dhe një pafundësi lulesh, shumë prej të cilave rriten vec atje.

Stina nis me te bardhën e rozën e luleve te kumbullës që celin përpara gjetheve për të vazhduar me një pafundësi speciesh, ngjyrash e aromash që të magjepsin.

Vera është sërisht e gjelbër pa kufi dhe e shoqëruar me fruta, vizitorë pa fund e festa të shumta. Eshtë stina më e gjallë. Në këtë stinë dhe në verë, popullimi i fshatit ka arritur në ditë të vecanta deri më 5 mijë vetë(!!!)

Vjeshta është shumëngjyrëshe. Larmia e specieve të pyllit krijon një peisazh maramendës ngjyrash që nuk ka penel e varg ta përshkruajë. Bashkë me ngjyrat vjen edhe pasuria e kulinarisë vendase të kultivuar në shekuj dhe transmetuar me fanatizëm nga brezi në brez.

Dimri sjell borën dhe bashkë me të sezonin e skive e sporteve të tjera dimërore.

Në Dardhë dhe rrethinat e saj mund të gjesh njëherësh pyllin, lumin, malin, lëndinat, ujvarat, burimet me ujë të kulluar e kurativ, ushqimin e pastër, të larmishëm dhe tejet të shijshëm, ajrin që është i pasur sa asgjëkundi me oksigjen (gati gati Ozon), korrin e cicërimave shumllojshe të zogjve, pyllin pa fund,….cdo gjë që tëkuron njëherësh trupin dhe shpirtin.

Nëse je i tejlodhur nga "rrëmuja dhe rrëmeti" apo sëmurë, jepi vetes një dhuratë të cmuar: shko për një pushim në Dardhë dhe do e ndjesh menjëherë efektin cudibërës të këtij vendi. 

P.s.Mos harro të pish sa më shumë ujë nga burimi i "Ujit të qelbur", një ujë me veti të rralla kurative për shumë sëmundje.

Trashegimi kulturore\ histori


Ky fshat me një kulture aq të pasur e tradita të mrekullueshme të mbartura deri në ditët e sotme, është realisht një shembull zhvillimi, organizimi dhe mirëmbajtje sa do e kishte zili cdo qytet(Shqiptar apo Europiano-Perëndimor). Jo rastësisht numri i turistëve vendas e të huaj që ngjiten atje në cdo kohë është tepër i madh.

Atje gjen një shkollë mbi 300 vjecare, shtëpi të ngritura shekuj më parë që ende mbahen hijerënda e dinjitoze, cesma me ujë të kristaltë në cdo rrugë, rrugë tështruara me kalldrëm, kisha të lashta, pemë shekullore e shtigje që të cojnë drejt "sekreteve" të tjera përreth, histori përrallash të jetuara që tregohen rrotull zjarrit(i cili ndizet edhe mbrëmjeve të verës), këngë të vjetra që këndohen me kitarrë…Aahhh, kitarra! Ky instrument gjendet i varur në cdo mur shtëpie a lokal dhe, mjafton që nje mik të zgjasë dorën e të marrë që të nisë ashtu si rastësisht një festë e bukur në cfardo ore të ditës e të natës….Festës i dihet fillimi por, asnjëherë fundi.

Vetem atje ndodh që të kërcesh Vals në orën 10 të mëngjesit apo të kendohen serenata nëpër rrugë në 3 pasmesnate dhe askush të mos habitet.

……..

Për historinë më tepër mund të lexoni nëhttps://www.facebook.com/notes/662772470436379/

Infrastruktura


Rruga për në Dardhë (nga Tirana si referencë) zgjat jo më shume se tre orë e gjysëm. Kjo në varesi të mjetit të përdorur. Përvec segmenteve fare të shkurtra qëdëmtohen nga bora dhe transporti intensiv për atje, pjesa më e madhe e rrugëështë shumë e mirë. Vazhdon të përmirësohet cdo ditë dhe, shumë shpejt, do tëshkurtohet e përmirësohet edhe më me bypass-in e ri që po ndërtohet.

Transporti publik është tepër cilësor dhe me kosto të ulët (vetëm 500L nga Tirana në Korcë). Për të vajtur në Dardhë mund të shfrytëzohen mikrobus-at që lëvizin periodikisht ose mjetet private. Nuk mungon mundësia e mjeteve private që ofrohen nga mikpritësit (kjo nëse komunikoni paraprakisht me ta).

Sigurisht mund të shkohet edhe me mjet privat por, duke patur pak kujdes në muajt e ftohtë kur bora e vështirëson disi lëvizjen. Në vetëm pak raste si këto, këshillohet vajtja me mjetin tuaj deri në Korcë dhe, përdorimi I mjeteve vendase për 15 minutat e mbetura(nga Korca në Dardhë). 

Rrugët brenda Dardhës janë në më të shumtën të shtruara me kalldrëm e ndërtesat të paisura me cdo gjë që do ju duhet (nga drutë e zjarrit e vatra e deri tek interneti që punon si në Tiranë apo SPA e shërbime të tjera elitare).

Mikpritja 

Elementet që përbejne konceptin e mikpritjes jane disa: Akomodimi(kushtet), kulinaria…faktori njerëzor. Në të gjitha këto, pa patur frikë se e teprojmë, mikpritja Dardhare(Korcare) merr sigurisht pikët maksimale.

Do të dalloni menjëhere sapo i afroheni Korcës se po shkoni në një vend ku njerzit janë tepër punëtore e të kujdesur ndaj cdo detaji: Fusha të "qendisura" deri nëskajet e tyre, ndërtesa të bukura e të mirmbajtura, shërbim publik i perkushtuar (nga transporti tek restorantet), kuzhinë e mrekullueshme me produkte tejet tëshijshme vendase, qytetari(përfshirë këtu edhe ata nëpër fshatra) të përmbajtur e të edukuar që nuk do lejonin kërkënd që tju bezdiste dhe që kujdesen maksimalisht për t`ju kenaqur edhe pa ju njohur fare.

Me ta mund të miqësoheni brenda një ore por, pa patur asnjëherë frikë nga "miqësia" e tepruar.

Në Dardhë mund të shkoni edhe vetëm e të qëndroni gjatë dhe, megjithëse njerzit janë shumë miqësorë, nuk do ju bezdisin kurrë nëse ju duhet privatësi.

Sa kushton një pushim në Dardhë?

Nëse mendoni se kushton pak, gaboni. Po kështu nëse mendoni se kushton shumë.

E bukura e një vendi si Dardha është që vendosni JU vetë se sa doni të shpenzoni!!!)

Si mund të bëhet kjo?-do të pyesni jo pa të drejtë. 

Le ti marrim me rradhë.

Transporti: Tiranë - Korcë nis me 500L të autobuzave të linjës. Tepër cilësor si transport dhe i këshilluar si alternativë. Me automjetet personale duhet të bëni vetëllogarinë bazuar ne kilometrat dhe tipin te mjetit).

Akomodimi ka disa alternativa:

-Nis me 1000L personi për një shtrat në shtëpitë e fshatarëve. Në cdo shtëpi të fshatit ka dhoma të posacme të rregulluara për miqtë ku kushtet janë shumë tëmira dhe sigurisht trajtimi "si në shtëpi".

-Bujtina dhe shtëpi pritje(guest houze): Këto janë të organizuara me ambjente për individë dhe grupe  që duan të kenë privatësinë e tyre por edhe shërbime tëtjera rrotull(restorant, guida për udhëtimet, transporti). Ambjentet janë me një ose dy dhoma në një apartament të vetëm ku sigurohet cdo gjë(nga shtrati tek mjetet e gatimit e ngrohjes, TV paisur me mjete kabllore, frigorifer etj). Cmimi ketu mund te jete edhe me I ulet se ne shtepite e fshatit sepse psh, nese merrni nje apartament me kapacitet 5-6 shtreter, cmimi shkon maksimalisht 5 mije leke(te reja) nata per te gjithe.

-Hotelet: Këto të fundit nisin me hotelerinë e thjeshtë vendosur në ndërtesa të trashëguara nga e kaluara(ish kampi puntorëve apo ndërtesa të tjera) ku cmimet sigurisht janë të ulta e deri tek "qershia mbi torte" Hotel Dardha.

Hotel Dardha (kater yje) është një prej hoteleve Alpine më të bukura në Shqipëri. Aty mund të gjesh cdo gjë në nivele superiore, të krahasueshme me hotelet alpine të vendeve më të zhvilluara të botës. Dhomat luksoze, restoranti me kuzhine të vecantë e shërbim të sofistikuar, ambjentet e relaksit (sallonet e pritjes e zona SPA) të areduara me shije e luks të niveleve të larta.

Shto këtu edhe pamjen spektakolare e mundësitë që të jep vendndodhja për turizëm(nga ai kulturor në turizmin e aventurës), ky mynd të ishte vendi ideal nëse do ju duhet një pushim i vecante për një rast të vecantë të cilin nuk do donit të mbetet në harresë.

Hotel Dardha është zakonisht edhe vendi që zgjidhet për të organizuar evente: dasma, konferenca e seminare, për arsye të logjistikës që ofron.

Sigurisht që këtu cmimet janë më të larta por, jo shumë krahasuar me të ngjashmit e vet në Shqiperi,rajon e botë.

Një zgjedhje origjinale për ata që duan të qëndrojnë gjatë(një deri në tre muaj apo më shumë) mund të ishte edhe negocimi me banorët për të marrë me qera një prej vilave.

Kjo mund tu shërbëje sidomos atyre që shkojnë në Dardhë për tu kuruar nga probleme të shëndetit. Histori pa fund të njerzve që janë shëruar nga sëmundje tepër të rënda tregohen dhe mund të shihen cdo ditë atje nëse do pyesni teksa do ju rastise të takoni vendas në moshë mbi të 90-tat që janë ende aktivë e tëkthjellët.

Me pak fantazi dhe organizim paraprak mund të krijoni paketën tuaj personale të pushimeve që mund t`ju kënaqë e përshtatet më shumë e kushtojë me pak se ato që organizohen nga agjensitë e specializuara.

Nje shembul mund të ishte: Flini në një bujtinë apo shtëpi, gatuani vetë ose shkoni në një restorant që nuk kushton shume por, njëkohësisht, përdorni(nëse ju duhet) ambjentet luksoze ne kafenete apo SPA-në e Hotel Dardhës për pak "kripë e piper".

Këshillë: Mos harroni të fusni në cantën e udhëtimit një palë këpucë të forta për të shëtitur në natyrë. Do të genjenim veten nëse do shkonim në Dardhë vetëm për të ngrënë një drekë.

Nëse nuk ke shëtitur nëpër rrugë e pyje, nëse nuk ke parë vendet historike, fetare e monumentet e natyrës e nuk ke pirë "ujë të qelbur" apo ngrene lakrorin e famshem, mos pretendo që e ke vizituar Dardhën. Në të kundërt, nëse të duhen vetëm ca foto për FB apo Insta, thjesht hyr, bej ca foto e dil. Nuk ke nevoje fare tëshpenzosh :)

Ky është pak a shume rrëfimi im informativ për sot. Ky rrëfim mbështetet në përvojën time personale e familiare (qysh nga shekulli i kaluar me gjyshërit e mi e deri më sot).

Ky rrëfim bëhet nga një jo-Dardhare që e ka shijuar e do ta shijojë shpesh këtë vend të bekuar.

Ju këshilloj fort ta vendosni në listen tuaj të dëshirave. Asnjëherë nuk i dihet. 

Pak ndihmë??

Nëse ke arritur deri këtu me leximin, do të thotë që të intereson ky rrëfim. Për këte arsye e meriton pak ndihmë :)

Vetëm për ty dhe të dashurit e tu po jap dy kontakte të mijat që nuk më kanë zhgënjyer kurrë. Nëse kontaktoni me ta dhe përdorni emrin tim (Monika), jo vetëm që do ju trajtojnë si të shtëpisë por edhe do ju ndihmojnë me shumë gjera (ulje në cmime përfshirë).

Iliri (Bujtina\Taverna Iliri): 0672128541\ 0692128541

Adelina (Hotel Dardha): 0682060362

Fundjave të bukur!! 

P.s.Per me teper informacion, foto dhe video nga Dardha si dhe njohuri mbi festat e ngjarjet atje mund te vizitoni faqet e FB: 

Zbulo Dardhën

Taverna Hotel Iliri - Dardhe 

Hotel Alpin Dardha

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *