123

Ju ka zënë kurth monotonia? Ja disa ide për të bërë diçka ndryshe nga e zakonshmja!

Ju ka zënë kurth monotonia? Ja disa ide për të bërë diçka ndryshe nga e zakonshmja!

1. Provoni një kurs kërcimi



Një kurs kërcimi mund të jetë diçka ndryshe nga rutinat tuaja të zakonshme dhe nëse mbani një mendje të hapur, mund të suprizoheni se sa shumë kënaqësi mund t'ju dhurojë një aktivitet i tillë.

Kërcimet latine si Salsa, Bachata, Merengue, janë përgjithësisht një mënyrë e mirë për tu argëtuar pa masë dhe për tu socializuar me njerëz mendje hapur si vetja juaj :)

2. Merrni një AirBnB me qera për një ditë

Nëse nuk e dini se çfarë është AirBnB, hidhini një sy faqes airbnb.com ku mund të rezervoni për një ose më shumë ditë një shtëpi për veten tuaj.

Shpesh herë kur biem në kurth të rutinave dhe monotonisë, na duhet një ndryshim ambjenti.

Një nga gjërat më të mira që mund të bëjmë në këto raste është të marrim një shtëpi me qera për një ose më shumë ditë.

Ndryshe nga hoteli, shtëpia të ofron një ndjesi më ndryshe dhe të lejon të kalosh një kohë të këndshme me veten apo me dikë të afërt.

3. Bëni diçka që ju nxjerr nga zona e rehatisë.

Kur të përfshin monotonia, shpesh herë gjëja më e zgjuar që mund të bësh, është pikërisht e kundërta...

Të bësh diçka jashtë zonës së rehatisë.

Këtu ndihuni të lirë të përdorni imagjinatën për të shpikuar aktivitete komplet jashtë rutinës suaj të zakonshme.

Për t'ju dhënë një shëmbull, në momente të tilla, një gjë jashtë të zakonshmes mund të jetë të merrni në telefon dikë që keni vite pa e marrë, të provoni një sport të ri për një ditë, të vizitoni një zonë të qytetit tuaj që nuk e keni parë më parë, etj.

Imagjinata është çelësi. Sa më i pazakontë aktiviteti, aq më mirë :)

4. Vizitoni një qytet që nuk e keni parë.

Jo të gjithë kemi mundësinë të vizitojmë një shtet të ri, por thuajse të gjithë kemi mundësinë të vizitojmë një qytet që nuk e kemi parë.

Sado që të keni lëvizur, të jeni të sigurtë, që ka vende shumë të veçanta që si keni parë afër jush.

Shqipëria është plot me qytete interesante, të cilat janë vetem një autobuz larg.

Duke filluar nga Berati antik, Korça e përkedhelur nga bora, Shkodra e gëzuar apo dhjetra vende të tjera të mrekullueshme që mund të vizitoni...

Zgjidhni një dhe preni biletën.

5. Ngjisni një mal

Ngjitja e maleve apo edhe kodrave, është një aktivitet që ne Shqiptarët nuk e praktikojmë shumë, por është një nga aktivitetet më të bukura dhe më përmbushëse që mund të provoni.

Disa vënde afër Tiranës (si shëmbull) që mund të ngjisni thjeshtë janë,
Bovilla, Mali i Dajtit ose destinacione më të thjeshta por shumë të bukura si Baldushku.

Në të gjitha rastet, ju rekomandojmë të bëheni pjesë e një guide zyrtare, sidomos nëse jeni fillestar me ngjitjet.

Në Tiranë (por jo vetëm) ka vazhdimisht guida turistike që të ndihmojnë të ngjisësh destinacione të tilla.

6. Provoni një masazh relaksues

Është e cuditshme, por shumica e njerëzve nuk kanë provuar asnjëherë në jetën e tyre një masazh relaksues.

Nëse ju ka mbytur stresi dhe monotonia, kjo mund të jetë një mënyrë shumë e mirë për tu shkëputur nga të gjitha tensionet dhe për ti bërë një dhuratë relaksuese trupit tuaj.

Mos hezitoni të zbuloni midis qindra opsioneve të mundshme në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Kur të zgjidhni vendin tuaj, një mënyrë e mirë për të parë sa shërbim të mirë ofrojnë, është duke parë vlerësimet në Facebook (ku dhe njerëzit lejnë përshtypjet e tyre rreth vendit).

Nëse kanë përshtypje të mira nga klientët, atëher shanset jane që shërbimi do jetë i mirë.

---

Këto janë vetëm disa ide të thjeshta për të dalë pak nga monotonia dhe për të provuar gjëra të reja.

Në jetë është e rëndësisshme të punojmë por edhe ta shijojmë atë.

Nëse keni kohë pa i dhënë vetes një pushim, ndoshta duhet ti hidhni një sy ideve të mësipërme apo të provoni diçka që keni kohë duke menduar ta bëni :)

Ju urojmë një ditë apo mbrëmje të këndshme!

Ju lutem shpërndajeni këtë mesazh nëse ju duk me vlerë!

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *