Dhe nuk jemi duke folur për mirënjohjen si dicka të përgjithshme apo teorike. Po flasim për mirënjohjen si ushtrim mental, fizik të praktikuar në mënyrë të vazhdueshme. Lexoni më tej…
Ka shumë arsye se pse mirënjohja është provuar të largojë stresin, mërzinë madje dhe gjëndjet depresive.
Në ditët e sotme, stresi është pjese e jetës tonë të ditpërditshme dhe është më i përhapur sec i jepet e drejta.
Sigurisht edhe faktorët e jashtëm si situata ekonomike e vëndit, mungesa e mundësive për karierë, edukimi i prapambetur etj. ndikojnë shumë dhe pikërisht kjo është arsyeja se pse duhet të jemi gjithmonë e më të përgatitur për ndryshimet që vijnë përpara dhe mbi të gjitha se si të punojmë me mëndjen dhe gjëndjet tona emocionale.
Një statistikë interesante që po lexoja nga Instituti Amerikan i Stresit thoshte që mbi 75% e vizitave në spitalet dhe tek mjekët amerikane janë të lidhura me stresin.
Nuk e di ju, po për mua kjo është çmënduri. Dhe po përmënd Amerikën në mungesë të statistikave zyrtare për Shqipërinë. Realisht nuk besoj që te ketë dhe aq diferencë me ne.
Të jetuarit në një gjëndje konstante stresi, nuk është thjesht duke na vrarë, por është duke na penguar të jetojmë një jetë të bukur. Stresi automatikisht heq kënaqësine dhe vëmëndjen ndaj gjërave të vogla, të bukura dhe që kanë vlerë në jetën tonë dhe shpesh herë kjo ndodh përgjatë përndjekjes për të qënë më të suksesshëm, për të bërë më shumë para, për të pasur karierë më të sigurtë etj etj.
Duhet të ketë një mënyrë më të mirë, apo një zgjidhje për ktë gjë…
Fatmirësisht ajo zgjidhje ekziston dhe sic e përmënda në fillim të këtij artikulli, ajo zgjidhje është mirënjohja. Lexoni më tej…
Sa herë që ndihem i stresuar, mërzitur, frikësuar, i pasigurtë në jetën time, ushtrimi i të gjeturit gjëra për të qënë mirënjohës më ndihmon menjëherë të ndihem më mirë.
E njëjta gjë do ndodh me ju dhe ja arsyet pse:
- Kur je i/e stresuar, enët e gjakut tënd ngushtohen dhe më pak oksigjen përcillet tek truri dhe organet e tjera të trupit. Si rrjedhojë mund të përjetosh gjëndje të ndryshme si dhimbje koke, dhimbje stomaku, lodhje e vazhdueshme dhe simtoma të tjera. Në momentin që fillon dhe aktivizon mëndjen nëpërmjet mendimeve të cilat lidhen me të qënit mirënjohës, e para që përfiton është zemra pasi ritmet dhe pulsi fillon normalizohet, gjë që të lejon të mendosh më qartë, të bësh vendime më të mira dhe të evitosh impulse si të ngrënit pa pushim, pijeve ose sjelljeve të tjera të dëmshme që rrjedhojnë si pasojë e stresit.
- Kur je i stresuar, nivelet e kortizolit rriten (të ashtuquajturit hormoni i stresit). Niveli i lartë i kortizolit mund të krijojë shumë dëme në trup dhe të cojë deri në sëmundje. Mendimet mirënjohëse e ulin nivelin e kortizolit me përreth 23% gjë që e ndihmon trupin tuaj të ri-balancohet mbas situatave stresuese, duke ju ndihmuar rrjedhimisht të ndiheni më të relaksuar dhe më komfort.
- Frika dhe shqetësimet e tepërta, mund ta mbingarkojnë gjëndjen tuaj emocionale, por duke menduar për dicka që të bën të ndihesh mirënjohës, automatikisht je duke aktivizuar pjesën e përparme të trurit, pjesë e cila është përgjegjëse për çlirimin e serotoninës dhe dopaminës, dy ndikuesit natyral të përmirësimit të gjëndjes tuaj dhe ja ku papritmas ndiheni më mirë :)
Pra mbani mënd. Stresi është plotësisht i menaxhueshëm dhe kura më efektive mund të jetë ajo më natyralja.
Disa sugjerime praktike nga ana ime për një ditë më pozitive dhe të lumtur:
- Cdo mëngjes, përpiquni ta nisni ditën duke numëruar sa më shumë gjëra për të cilat ndiheni mirënjohës (kjo pa u cuar akoma nga krevati). Thonë që po fitove mëngjesin, ke fituar gjithë ditën.
- Brënda mundësive, krijoni një rutinë të vazhdueshme dhe të përsëritur përgjatë ditës (si psh, një orar specifik), ku e detyroni veten të mbyllni sytë (ose jo, nuk është e domosdoshme), të bëni një pauzë dhe të mendoni se për cfarë jeni mirënjohës në atë moment. Mund të jenë edhe gjëra shumë të vogla, si psh. jam mirënjohës që sot qeka ditë e bukur, jam mirënjohës që kam një vënd pune, jam mirënjohës që kam një kafe në tavolinë, etj. Kjo është personale për ju.
- Së fundmi, mbylleni dhe darkën duke shprehur për cfarë jeni mirënjohës ose sic thoshte gjyshi im, numëro një sukses të vogël që ke pasur cdo ditë :)
Ajo që ju garantoj është që ka gjithmonë dicka për të qënë mirënjohës, sado situata të çmëndura t’ju rrethojnë.
Dhe gjithashtu mund t’ju them se ndoshta nuk ka gjë që ka ndikuar më drejtpërdrejt në jetën time se sa praktika e të qënit mirënjohës në mënyrë të vazhdueshme.
Ajo që do vini re mbas disa kohës duke e praktikuar, është që truri do fillojë automatikisht të gjejë anën pozitive ndaj cdo gjëje.
Në fillim, sidomos kur je mësuar të ndihesh keq dhe i/e stresuar vazhdimisht, do duket e vështirë dhe në raste të caktuara gati e pamundur, por ju garantoj që me kalimin e kohës, fillon dhe integrohet në nivel subkoshient, aq sa ndodh vetë pa e menduar fare.
Shkenca thotë që duhen të paktën 3 muaj për të formuar zakone të reja dhe mbi 6 muaj nëse doni ti keni ato zakone përjetë, prandaj dhe unë po ju sugjeroj, nëse e vlerësoni jetën tuaj, integroni rutina mirënjohje në ditën tuaj…
Duke ju uruar një ditë ose natë të bukur (në varësi të kohës kur po e lexoni këtë mesazh),
Ju përshëndes,
Laidi Feruni
Për të më ndjekur në media sociale:
Në Instagram: www.instagram.com/laidiferruni (mbi 360 postime deri tani)
Në Facebook: www.facebook.com/laidiferruni123
Në Medium: Laidi Ferruni
Në Linkedin: https://www.linkedin.com/in/laidiferruni/