5 rregulla për të qënë i/e lumtur.
123

5 rregulla për të qënë i/e lumtur.

1. Urrejtja prodhon vetem emocione negative. Mos ushqe nje emocion që është plotësisht i panevojshëm për ty. Mos urrej, thjesht duaj me shume. Fokusohu tek e gjithe dashuria qe eshte e disponueshme per ty ne keto momente.

2. Mos u shqeteso. Nje pjese e madhe e gjerave qe ndodhin ne jeten tone, jane eventualitete te cilat nuk jane ne doren tone. Ne cdo situate dhe cdo moment qe ka potencialin te krijoje shqetesim, beji kete pyetje vetes. A mund te bej dicka per ta permiresuar kete situate? Nese po, vepro, nese jo, ateher mos u shqeteso per dicka qe nuk eshte ne doren tende per te ndryshuar. Nje shembull bazik eshte moti. Nese moti eshte i keq sot, a ke mundesi te besh dicka per ta ndryshuar? Pergjigjia eshte jo, sigurisht, ateher fokusohu ne ate cfare mund te kontrollosh, si psh. cfare mund ta beje kete dite me te bukur.

3. Dhuro me shume. Dhe ketu nuk flasim per dhurata apo per objekte materiale. Shume eksperte boteror dhe njerez te arritur bien dakorte ne kete pike, qe nje nga sekretet e jetes eshte te besh dhe te japesh sa me shume. Ne shoqeri, ne familje, tek ato qe kane nevoje etj. Sa me shume fokusohesh te japesh dhe ti sherbesh dickaje me te madhe se vetja, aq me shume do zbulosh se sa i/e lumtur mund te jesh. Edhe nje pike shume e rrendesisshme ama. Te japesh duke pritur dicka ne kembim, nuk quhet dhenie, quhet shkembim. Bej dhe jep me shume dhe mos prit asgje ne kembim.

4. Ki me pak pritshmeri. Te kesh me pak pritshmeri do te thote te besosh qe ne fund te dites vetja jote eshte burim me se i mjaftueshem per lumturi. Te presesh qe te tjeret te sillen ne nje menyre te caktuar, te presesh qe jeta te jete me e thjeshte, te presesh qe shefi te te japi nje bonus, te presesh qe dikush te ta shprehi dashurine ne ate menyre specifike qe do ti etj. Te gjitha keto jane pritshmeri te pa nevojshme dhe te demshme per psikollogjine e brendshme. Meso te presesh vetem nga vetja dhe do zbulosh nje bote surprizash dhe kenaqesish qe nuk mund ti provoje me pare. Kur meson te presesh vetem nga vetja, ateher cdo gje qe ndodh pergjate dites tende eshte thjesht nje dhurate e bukur qe ta ben diten akoma dhe me cilesore.

5. Jeto thjeshte. Edhe Ajnshtajni e ka thene shume qarte. Nese do te jesh i lumtur, bej nje jete te thjeshte dhe modeste. Nuk eshte filozofi shume e veshtire, por megjithate shumica nuk e kuptojne. Shumica mendojne qe te jesh i lumtur duhet te arrish x ose y, qe duhet te kesh makina luksoze, qe duhet te kesh nje shpi luksoze, qe duhet te jesh milioner etj. Kjo eshte shume larg nga e verteta. Lumturia nuk vjen nga gjerat materiale dhe nga arritjet, por nga menyra se si jeton jeten dhe psikollogjia qe i ushqen mendjes tende. Nese deshiron te jesh i suksesshem, shume mire, por mos haro qe nese objektivi qe ke eshte te jesh i lumtur, ka shume menyra me te thjeshta per ta arritur ate.

Ju pelqen ky artikull,

Ndajeni me miqte tuaj :)

Shkruaj një përgjigjie

Adresa juaj nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë cilësuar *