BackBack
-42%

Kontroll i plotë endokrinologjik tek “Prime Clinic”: Echo Tiroidesh, analiza hormonale (TSH, FT3, FT4, Anti TPO), konsultë me mjekun Endokrinolog. 8,000L në vend të 14,000L

Lek 14,000.00 Lek 8,000.00

Oferta e sotme sugjeron një kontroll të plotë Endokrinologjik tek “Prime Clinic”: Echo Tiroidesh, analiza hormonale (TSH, FT3, FT4, Anti TPO), konsultë me mjekun Endokrinolog. Konsulta do te behet me nje...

SKU: N/AKategoritë: Home page
Përshkrimi

Oferta e sotme sugjeron një kontroll të plotë Endokrinologjik tek “Prime Clinic”: Echo Tiroidesh, analiza hormonale (TSH, FT3, FT4, Anti TPO), konsultë me mjekun Endokrinolog.

Konsulta do te behet me nje prej mjekeve me te mire te fushes.

Nga cregullimet e gjumit tek seksi: Ja pse duhet kontrolluar tiroidja.

Tiroidja është organi kryesor i sistemit endokrin dhe një prej organeve kryesore të trupit. Ajo është përgjegjëse për prodhimin dhe clirimin e pjesës më të madhe të hormoneve të cilët rregullojnë metabolizmin e njeriut, mënyrën se si trupi shpenzon energjinë.

Hormonet tiroidale janë rregullatorë të të gjithë funksioneve vitale të trupit. Hormonet e kësaj gjendre ndikojnë në çdo qelizë, ind dhe organ të trupit të njeriut. Por, jo vetëm kaq, nëse balanca e e hormoneve të tiroides mbetet padiagnostikuar, efektet do të jenë shumë negative në shëndetin e njeriut.

Eshtë organi i parë që duhet kontrolluar edhe kur nuk kemi simptoma të qarta të një sëmundje por, për fat të keq, shpesh ai që lihet më tepër pas dore.


Ku ndikojnë hormonet e gjendrës Tiroide në organizëm?

  • Metabolizmin e lëndëve
  • Rregullimin e temperaturës trupore
  • Mireqënien e lëkurës dhe flokëve
  • Funksionimin e sistemit nervor
  • Funksionimin e aparatit kardio-vaskular
  • Funksionimin e aparatit të frymëshkëmbimit
  • Funksionimin e aparatit gjenital
  • Funksionimin e aparatit tretës
  • Funksionimin e sistemit endokrin

Shenja te çrregullimeve të gjendrës Tiroide?

  • Probleme te pashpjegueshme me peshën trupore (nënpeshë ose mbipeshë)
  • Mungesë e oreksit ose oreks i tepruar
  • Tharje e gojës
  • Etje e shtuar
  • Urinim i shpeshtë
  • Tharje e lëkurës dhe e flokëve
  • Rënie e vazhdueshme të flokëve
  • Djersitje e tepruar
  • Intolerancë ndaj të nxehtit ose ndaj të ftohtit
  • Crregullime të jashtëqitjes (kapsllëk i vazhdueshëm ose jashtëqitje 2-3 herë në ditë)
  • Dridhje të duarve dhe/ose të të gjithë trupit
  • Rrahje të shpejta ose të ngadalta të zemrës
  • Luhatje të tensionit arterial
  • Nervozizëm të pajustifikueshëm
  • Gjendje ankthi dhe/ose depresion
  • Crregullime të gjumit (përgjumje ose pagjumësi)
  • Crregullime të menstruacioneve
  • Pamundësi për të realizuar shtatzani
  • Mungesë të dëshirës për të kryer marrëdhënie seksuale tek meshkujt dhe tek femrat
  • Impotencë seksuale

Kushte dhe detaje të ofertës:

Adresa: 
Rruga Bardhyl
Afati i kuponit: Deri më 10 Nëntor 2018

Pagesat & Kuponat

Pas çdo porosie tek 123.al, ju do të pajiseni me një kupon dixhital ose fizik, në varësi të llojit të porosisë.

Është e rëndësisshme të kuptoni se vetëm ky kupon do të mund t'ju mundësojë përfitimin e shërbimit tek biznesi përkatës.

Pasi të pajiseni me kuponin përkatës, lutemi sigurohuni që mbani shënim datën e skadencës, pasi kjo e fundit paraqet afatin maksimal për përdorimin e kuponit që keni përfituar. Pas kësaj date, kuponi bëhet i pavlefshëm dhe një rimbursim parashë është i pamundshëm.